Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

‘Nuk ka më zona të mbrojtura në vend’ Zhupa: Ligji i PS-së i hap rrugën oligarkëve t’i marrin pa kufizime

‘Nuk ka më zona të mbrojtura në vend’ Zhupa: Ligji i PS-së i hap rrugën oligarkëve t’i marrin pa kufizime

08:17, 23/02/2024
A+ Aa A-

Deputetja Demokrate Ina Zhupa përmes një lidhjeje Skype me “Drejt” tha se ligji që miratuan socialistët ndalon së ekzistuari zonat e mbrojtura në vend.

Zhupa: Pa bërë politikë, ky është një ligj pa ideologji, është thjeshtë nëse e do apo jo vendin tënd. Ky ligj që miratuan socialistët ndalon së ekzistuari zonat e mbrojtura në vend. Janë në letër si koncept, sepse kudo që do të vërë një ndërtues dhe oligark gishtin për ta marrë atë pikë e vogël sikurse thotë Kumbaro, mund ta marrë sepse nuk ka asnjë kufizim.

Deri dje ishte e ndaluar të futeshe në parqe kombëtare, ndërsa tani është e hapur çdo gjë, me ato që i quajnë si investime strategjike dhe interes publik. Praktikisht i kanë bërë zona të pambrojtura, duke na bërë shteti i vetëm që nuk kemi zona të mbrojtura që nuk preken.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco