Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Opozita nuk e votoi amnistinë se nuk u fal Salianji?’/ Ja si përgjigjet deputeti i PD-së në Çim Peka Live

‘Opozita nuk e votoi amnistinë se nuk u fal Salianji?’/ Ja si përgjigjet deputeti i PD-së në Çim Peka Live

22:55, 22/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, Ervin Salianji ka sqaruar akuzat e mediave të Edi Ramës, se opozita nuk e votoi ligjin për amnistinë penale sepse nuk u fut neni ku falej deputeti demokrat.

Salianji theksoi se kjo është një llogikë e pështirë në komunikimin publik, të cilin ai e kam ndaluar me një akt i cili është i shkruar, duke depozituar një propozim-amendim në emrin e tij dhe e ka depozituar në kuvend.

‘Kam thënë që unë përjashtohem nga kjo dhe që të mos e bëja me emër mos të dukej se përfitojnë të gjithë përveç Salianjit, kam thënë deputetë dhe ish-deputetë sepse amnistia si institut nuk mund të përdoret nga vetë deputetët për të përfituar’, tha Salianji.

Pjesë nga debati: 

Peka: Ka një editorial nga mediat e Ramës, ku thotë se sot u prish konsensusi për kodin penal për amnistinë, sepse socialistët nuk ranë dakord që të futej një nen ku të falej Ervin Salianji.

Salianji: Është një llogikë e pështirë në komunikimin publik të cilin unë e kam ndaluar me një akt i cili është i shkruar. Ka pasur një tendencë të dukshme, pasi i gjithë projektligji i amnistisë i depozituar në kuvend, ka qënë një ‘amnisti anti-Salianji’. Fitojnë të gjithë që kanë probleme te gjykatat por jo te GjKKO përveç meje. Tani që unë ta hiqja këtë llogjikën dhe duke qënë se ka njerëz që duhet të amnistoheshin kam bërë një propozim-amendim në emrin tim dhe e kam depozituar në kuvend, dhe kam thënë që unë përjashtohem nga kjo dhe që të mos e bëja me emër mos të dukej se përfitojnë të gjithë përveç Salianjit, kam thënë deputetë dhe ish-deputetë sepse amnistia si institut nuk mund të përdoret nga vetë deputetët për të përfituar.

Nuk e kanë pranuar fare dhe kanë bërë një gjë tjetër që është përtej llogjikës por janë kaq të çmendur sa udhëhiqen nga urrejtja, pavarësisht se nuk përfitoja dhe nuk e kam kërkuar sepse e kam depozituar vetë, dje kanë shtuar edhe nenin konkret dhe thonë që, vepra e kallëzimit të rremë, se unë jam në gjyq për shkak se kam denoncuar qeverinë, nuk jam as për korrupsion as për krim dhe do ta bëj prap dhe kam pasur nja 600 gjyqe deri sot, tani unë jam se kam denoncuar qeverinë dhe ata thonë se kjo vepër penale që jam unë që kam denoncuar qeverinë dhe jam aty sepse trafikanti më ka denoncuar mua, jam aty prej atij trafikanti që shkoi në burg, tani thonë këta që përjashtohet kjo vepër për burrat, për gratë nuk ka gjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco