Edhe Lubonja i surprizuar nga pjesëmarrja në protestën e opozitës: Më dha një ngrohtësi, prisja më pak njerëz

Edhe Lubonja i surprizuar nga pjesëmarrja në protestën e opozitës: Më dha një ngrohtësi, prisja më pak njerëz

22:47, 22/02/2024
A+ Aa A-

Ashtu si Andi Bushati dhe shumë analistë të tjerë, edhe Fatos Lubonja, një ndër analistët më të njohur në vend është shprehur se ka mbetur i surprizuar nga pjesëmarrja në protestën e opozitës së 20 Shkurtit.

Këto komente analisti Fatos Lubonja i bëri në studion e “Open”, ku tha se priste shumë më pak njerëz. Sipas tij, tani është shuar edhe shoqëria civile.

“E shoh që është në shuarje rezistenca dhe kjo më dha ngrohtësi sepse mendoja se do të kishte shumë pak njerëzish. Po të dilnin një numër sinjifikant njerëzisht do thoshim se këtu mbaroi historia. Fjalimi i Berishës pa dyshim i gjatë.

Ata janë bashkuar dy grupe. Mendimi im është që qasja e Gazment Bardhit, që është më mendje hapur duhet të ftonte edhe ata të tjerët. Këtu është edhe shoqëria civile.

Dikur protestonin se donte të bënte një park Erion Veliaj. U bë nami dhe tërhoqën zvarrë njërin aty. Te Garda u rrafshua, po ndërtohen pallate dhe nuk pipëtin njeri. Këtu shoqërinë civile e vrau ky. Edhe kur thoshte ku e ka varrin t’i çoj një lule”, tha Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco