'Ju ka humbur vula'/ Gazment Bardhi ironizon Bashën: Më mirë të humbasë vula se të vdesin anëtarët

'Ju ka humbur vula'/ Gazment Bardhi ironizon Bashën: Më mirë të humbasë vula se të vdesin anëtarët

22:38, 22/02/2024
A+ Aa A-

Moderatori Ylli Rakipi ka pyetur kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhin se çfarë do të bëjë opozita pa vulën pasi Rama ia ka dhënë Lulzim Bashës.

Ky i fundit ka ironizuar Lulzim Bashën duke thënë se më mirë është të humbë vula se sa të vdesin anëtarët.

Nga ana tjetër Bardhi beson se çështja e vulës do të zgjidhet dhe nuk do të ketë asnjë pengesë për PD të hyjë në zgjedhje.

Ndër të tjera u ka bërë thirrje 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë që kanë marrë vendim, ta zbardhin atë, se nuk është një çështje që mund të lihet në harresë.

Biseda në emision

Ylli Rakipi: PD-ja ka edhe një problem të madh tani, që Edi Rama e ka marrë vulën dhe ia ka dhënë Lul Bashës. Ju jeni pa vulë, d.m.th. siç thotë ajo të humbtë vula. Çfarë do të bëni tani?

Gazment Bardhi: Më mirë të të humbë vula se sa të të humbin ose vdesin anëtarët. Ne na duhen anëtarët, na duhen njerëzit. Me vulë unë di 130 e ca parti politike në Shqipëri që kanë edhe vulë edhe bojë, e hedhin herë pas here kur kanë nevojë për t’u regjistruar në zgjedhje, e lyejnë, e vulosin dhe e regjistrojnë.

Ylli Rakipi: Nuk ka rëndësi kjo marrja që u është bërë ju?

Gazment Bardhi: Çështja do të zgjidhet. Nuk ka asnjë pengesë për Partinë Demokratike të bashkuar për të hyrë në zgjedhje. Është një çështje që është zvarritur gjatë dhe e shfrytëzoj edhe këtë hapësirë televizive për t’u bërë thirrje 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë që kanë marrë vendim, ta zbardhin atë, se nuk është një çështje që mund të lihet në harresë, por një çështje që ka lidhje me gjysmën e popullit shqiptar, dhe gjyqtarët duhet të tregohen të përgjegjshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco