Abilekaj: Që opozita të ndryshojë situatën duhet të bëjë atë që bën Rama, të vejë Vuçiç para Kurtit

22:12, 22/02/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në Çim Peka Live komentoi protestën e fundit opozitare teksa u shpreh se për të ardhur në pushtet, opozita duhet të të heqë dorë nga parimet e veta, të heqë dorë nga linja nacionaliste kombëtare dhe të zgjedhë Vuçiç përballë Kurtit.

Çfarë mund ta pengojë partinë shtet që të vjedhë zgjedhjet? Një mbikqyrje ndërkombëtare.

A e kemi ne këtë mbikqyrje të paanshme ndërkombëtare? Nuk e kemi. 

Sepse vjen tjetri dhe e quan udhëheqës të shquar dhe politikan të madh.

SHBA në 2021 deklaroi pa u mbyllur akoma numërimi dhe uroi Ramën.

Problemi i opozitës që është se nuk mendon siç mendojnë perëndimorët, që duhet të puthesh me Vuçiç për të arritur paëen në Ballkan, por mendon se nuk duhet t'i lënë Vuçiç asnjë rruges sepse është faktori destabilizues i ballkanit.

Ndërsa në anën tjetër është Edi Rama që thotë: Po u putha me Vuçiç, dhe po e destabilizoj Ballkanin e puthem prap... sepse pastaj pajtohem prap dhe ai bën sikur bën paqe.

Qe opozita të ndryshojë situatën, ose duhet të destabilizojë siç thua ti ose duhet të bëjë të njëjtën gjë që bën Rama, të heqë dorë nga parimet e veta, të heqë dorë nga linja nacionaliste kombëtare dhe të zgjedhë Vuçiç përballë Kurtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco