Opozita e bashkuar në shesh, Nesho: Populli tregoi se nuk pranon regjimin

22:00, 22/02/2024
A+ Aa A-

Diplomati Agim Nesho i ftuar në “Çim Peka Live” e ka konsideruar protestën kombëtare të 20 shkurtit të thirrur nga opozita e bashkuar si një manifestim madhështor.

Duke folur gjërësisht për zhvillimet e fundit politike në vend, Nesho ngrë pikëpyetje për vizitën në Tiranë të sekretarit amerikan të shtetit Antoni Blinken, duke u shprehur se si ishte e mundur që një zyrtar i lartë amerikan të takonte një kryeministër i cili ishte i përfshirë në aferën e McGonigal, aferë e cila për amerikanët është e papranueshme.

“E para që duhet të nënvizojmë, ishte një manifestim madhështor. Nuk ishte bërë ndonjëherë manifestim i tillë edhe në rastet më të mira. Ky regjim, i cli nga shumë analistë, shtypi ndërkombëtar është perceptuar si një regjim i korruptuar, si një regjim që është i lidhur me krimin e organizuar, me ekzistencën e mafias në Shqipëri por edhe të kanabisit dhe drogërave të forta. Arritëm në një kohë kur protesta tregoi që populli shqiptar, opinioni publik është hapur kundër këtij regjimi me numra shumë të mëdha.

Vizita e sekretarit të shtetit, Blinken u bë një ditë përpara që vërtet ishte e pashpjegueshme nga mënyra sesi përkrahu një kryeministër i cili në sytë të popillit të tij është një figurë sharlataneske, duke i dhënë një përkrahje që dukej që ishte e pazakontë  dhe së dyti në kohën e ngjarjes së McGonigal që për amerikanët është e papranueshme që të ketë dy standarte, - një Amerikë që  pranon drejtësi duke e dënuar McGonigalin për shprehje të korrupsionit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco