VIDEO/ Genc Gjokutaj: Në protestë doli Tirana, është një energji që prodhon pushtet

21:41, 22/02/2024
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se protesta e opozitës tani duhet administruar.

Sipas Gjokutajt, kësaj radhe ka dalë Tirana, që është gjysma e Shqipërisë. Kur del Tirana në protestë, qeveria i ka ditët e numëruara, e kjo është me të provuar.

‘Ramë dakord që kjo protestë ndryshoi raportin me shqiptarët dhe me ndërkombëtarët, që unë mesa di dhe shikoj, janë këta dy faktorët që e shkulin këtë qeveri të kalbur, votuesit dhe ndërkombëtarët.

Këta dy faktorë janë në favor dhe kjo protestë tani duhet administruar.

Historia është kjo. Në fillim thoshin se nuk ka pjesëmarrje, as rrugicën nuk mbushin dot këta. Kjo rrugicë u bë bulevard.

Pastaj thanë se bashkimi është mekanik.

Tani ku e kanë hallin këta. Këta frikën e kanë në dy pika që tmerrohen.

E para se nuk është Luli në krye, nuk kanë numër telefoni kujt ti thonë boll, kthehuni. Kjo është absolute.

Dhe e dyta kësaj radhe ka dalë Tirana, që është gjysma e Shqipërisë. Kur del Tirana në protestë, qeveria i ka ditët e numëruara, e kjo është me të provuar.

Këta janë dy faktorë që nuk mund të mohohen.

Historia është që kjo duhet administruar mirë, se është një energji e cila mund të prodhojë pushtet, por edhe mund të kthehet në bumerang’, u shpreh Genc Gjokutaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco