KAFE SHQETO/ Taksimi i profesioneve të lira, Avokati: Janë një seri situatash që e bejnë të domosdoshme rritjen e tarifave…

10:11, 22/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qene avokati Përparim Çaça. Ai ka komentuar në studio vendimin e qeverisë Rama për taksimin e profesioneve të lira çka do të sjellë edhe rritje te tarifave të shërbimeve për qytetarët.

Përparim Çaça: Në lidhje me barrën fiskale, dihet që u tha se fillimisht deri ne vitin 2029 nuk do të aplikohej. Gjithmonë nga premtimet që bëhen. Më pas u la një vit, po themi me vonesë, dhe siç duket tashmë në 2024 po aplikohet. Problemi është se përveç kësaj barre fiskale, pra nga 15-23 për qind në lidhje me tatimin mbi fitimin, ajo që i ka ngritur për mendimin tim çmimet, ose më mirë të themi tarifat e shërbimeve, është pikërisht harta e re gjyqësore dhe kjo është e padiskutueshme dhe po flas për rastin e avokatëve. Sepse normalisht unë do të duhet të flas për kategorinë që përfaqësoj. Sepse normalisht nëse një person do të vijë nga Korça në Tiranë në Gjykatën e Apelit, normalisht nuk e ka më atë tarifë. Është e padiskutueshme. Po flasim tani për pjesën aty ku i dhemb çdo qytetari, çdo klienti i cili vjen sepse normalisht do të duhet të paguajë shumë herë më tepër. Pra është rritur për arsye të hartës gjyqësore fillimisht, pastaj edhe barra fiskale, sepse ne kemi edhe një problem tjetër. Ne e kemi shumë problem në kuptimin e tarifave, sepse tarifat tona janë tarifa shërbimi. Pra nuk është se ne kaq kollaj kemi mundësinë që të bëjmë ato faturat në lidhje me shpenzimet e tjera…

Për mendimin tim, të paktën në këtë situate që jetojmë edhe dihet tashmë shoqëria shqiptare, unë mendoj se kategoria e avokatëve akoma po shtrëngohet që të mos ketë një rritje ekspansive. Të paktën edhe me kolegët. Do duhet të këtë një rritje çmimesh, absolutisht po, por avokatët po mundohen që mos të kenë këto rritje duke pasur parasysh edhe situatën ekonomike. Ka një problem shumë të madh. Sepse edhe numri i klientëve  mund të vijë në ulje. Jo i klientëve për avokatë të caktuar. Duhet të kuptoni që harta e re gjyqësore ka bërë atë, që të shkurajohet vajtja në gjykatë. Ka bërë atë që do thotë tjetri. Po lere mo... se nuk po shkoj….

Sepse po të kemi parasysh rritjen pafundësisht të dosjeve në të gjitha gjykatat . Pra janë një seri situatash që e bëjnë të domosdoshme rritjen e tarifave. Por ama duke pasur parasysh gjendjen në të cilën janë klientët shkurajohen…

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco