Amnistia penale/ PS tërheq projektligjin nga rendi i ditës

Amnistia penale/ PS tërheq projektligjin nga rendi i ditës

09:09, 22/02/2024
A+ Aa A-

Amnistia Penale ka mbetur sërish peng i 84 votave që duhen për ta miratuar në Kuvend.

Burime bëjnë me dije se PS do të tërheqë projektligjin për amnistinë për shkak të përplasjeve me opozitën dhe mosgjetjes së konsensusit.

Në seancën e sotme plenare ishte futur në rendin e ditës edhe amnistia penale, por burime bëjnë me dije se kryeparlamentarja Lindita Nikolla do të njoftojë në nisje të senacës plenare tërheqjen. 

Marrëveshja me Italinë dhe Amnistia Penale janë kundërshtuar nga opozita, ku pritet dhe sot që të mos lejojnë që seanca të zhvillohet normalisht, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco