Amnistimi i të korruptuarve, Koka: Denoncimi i tentativës erdhi nga vetë mazhoranca, PS në luftë brenda llojit

Amnistimi i të korruptuarve, Koka: Denoncimi i tentativës erdhi nga vetë mazhoranca, PS në luftë brenda llojit

08:23, 22/02/2024
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” komentoi debatin mbi draftin e mazhorancës në lidhje me Amnistinë Penale.

“Denoncimi se përmes këtij projektligji po kërkohej të amnistoheshin persona të dënuar për korrupsion në fakt nuk erdhi nga opozita, por denoncimi erdhi nga brenda mazhorancës dhe u bë publik në mediat që njihen se janë afër saj.

Pra ishin ato që e ngritën si një furtunë në një gotë uji dhe fillimisht në fakt e pashë këtë si një tentativë për të zhbërë protestën e opozitës.

Por në fakt dukej se kishte një plan, por segmente brenda mazhorancës për ta kamufluar se nuk po e bënin ata dhe fakti tregoi se propozimi u bë nga deputeti më i ri i mazhorancës, Plarent Ndreca.

Por ajo që kuptoj unë është se nga mënyra se si u bë, socialistët vetë duket se diçka po ndodh mes tyre.

Por realisht nga mënyra se si është denoncuar kjo tentativë për të ndryshuar amnistinë më duket më shumë si një luftë nga brenda mazhorancës”, theksoi gazetari Bledian Koka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco