Një çorbë korrupsioni me aksin nacional Korçë-Ersekë

Një çorbë korrupsioni me aksin nacional Korçë-Ersekë

00:04, 22/02/2024
A+ Aa A-

Nga Eleina Qirici

Një "çorbë" korrupsioni, vjedhjeje, paaftësie, aferash, denigrimi të banorëve të Bashkisë Kolonjë dhe banorëve të Qarkut Korçë, me investimin në aksin rrugor nacional Korçë - Ersekë.

Rruga ndërtohet, por shfaq dëmtime ende pa u përdorur, rrëzohen muret anësore të rrugës, në disa segmente të saj dhe në ura shfaqen çedime, çarje, plasaritje.

E shikoni si lihen rrugët rrugëve nga Rilindja? Kjo është Qeveria "portokalli", me zemër mavi dhe me tipare të theksuara antishqiptare.

Afro 10 vite dhe Korça nuk është lidhur ende me Ersekën.

Rilindja e pedonaleve, qeverisja e trotuarit, që as i bie ndër mend që në Kolonjë jetojnë njerëz, që në Kolonjë ka fëmijë dhe pleq, tregtarë dhe fermerë. Një Bashki që ka një pedonale dhe një shesh bosh, sepse të gjithë kanë ikur dhe po ikin. Kolonja nuk ka më njerëz. Kolonja është pothuajse e zbrazur.

Kjo është "vepra" e Rilindjes.

Kush do e paguajë këtë dëm kolosal financiar të këtij investimi të dobët që mesa duket nuk është supervizuar në asnjë ditë të ndërtimit të tij? Kush e mban përgjegjësinë? Apo do të fusin prapë duart në fondet e shqiptarëve (të shtetit) që të paguajnë dëmin?

Institucionet dhe shteti duhet të vënë alarmin për këtë situatë të papranueshme, në thelb abuzive dhe që dëmton rëndë ekonominë në Rajon dhe jetën e të gjithëve.

"Përtej Pedonales" shokë socialistë.

Jo vetëm për-pará, ktheni kokën prapa dhe përmbushni detyrimet, se nuk do të vonojë ora kur do ju vendosë populli PËRPARA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco