Kraja: Protesta detyrim për t’iu përgjigjur standardit të ri që ju kërkoini

Kraja: Protesta detyrim për t’iu përgjigjur standardit të ri që ju kërkoini

23:35, 21/02/2024
A+ Aa A-

Nga Akil Kraja


Përshendetje

Gjatë ditëve të shkuara kemi takuar shumë prej jush, qytetarë, të rinj, pensionistë e familjarë, demokratë, socialistë, por dhe të pa-angazhuar politikisht, për t’ju kërkuar ardhjen tuaj në protestën e 20 shkurtit.

Pjesëmarrja juaj rekord, besimi juaj, kurajo juaj, mesazhi që ju na dhatë me ardhjen tuaj ishte e jashtëzakonshme. Ndaj dhe një herë, faleminderit! 

Faleminderit për këtë shkëndijë të re demokratike, këtë shkëndijë të re shprese dhe besimi që i ofruat opozitës shqiptare. Faleminderit që ishit aty për të na dhënë dhe ne një mesazh që dhe ne duhet të ndryshojmë për të vijuar drejt fitores, me një program tanimë, me një alternative qeverisëse, me një ekip të ri, me një vizion, me një ëndërr për Shqipërinë.

Po, nuk ka më asnjë dyshim, Edi Rama është një pakicë. Një pakicë korruptive, kriminale që po e zbraz vendin. Një pakicë e cila kërkon autokraci kundra pluralizmit politik, kundra sipërmarrjes së lirë. Pjesëmarrja juaj tregoi që shqiptarët nuk janë dakort me këtë kurs që po ndjek vendi ndaj ndryshimi është domosdoshmëri, është një urgjencë për të gjithë ne. 

Faleminderit dhe një herë për pjesëmarrjen tuaj por sigurisht dhe me një detyrim. 

Një detyrim për t’ju përgjigjur standartit të ri që ju kërkoni, aksionit që ju kërkoni, ndryshimit që ju kërkoni, së brëndshmi dhe së jashtmi, në mënyrë që Shqipëria të jetë jo më një ëndërr europiane, por një realitet europian për secilin prej nesh, ku fëmijët, familjet, miqtë tanë të mos e shohin të ardhmen e tyre në emigrim, por këtu në vendlindje, me ne, së bashku. Faleminderit dhe një herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco