Rama braktis prononcimin pas pyetjeve për McGonigal: Ia keni futur kot

22:24, 21/02/2024
A+ Aa A-

Çeshtja e korruptimit të ish zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, i dënuar me 28 muaj burg për dosjen shqiptare, e ka detyruar kryeministrit Edi Rama të braktisë prononcimin për mediat, pas përgjigjeve, ndaj pyetjeve të Syri Tv.

Rama u vendos perballë deklratatve të tij kontradiktore, lidhur me 225 mije dollarët të marra nga McGonigal që sipas drejtësië amerikane u përdoren për të vendosur kontakte me zyrtare shqipatarë,mes tyre dhe kyeministrit. 

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama, ka braktisur prononcim për gazetarët, në selinë e Partisë Socilaiste, pas përgjigjeve të tij, ndaj pyetjeve të Syri Televizion, për ish zyrtarin e lartë të FBI, Charles MCGonigal.

I dënuar me 28 muaj burg, per 225 mije dollarët e marrë nga Agron neza dhe për mbajtjen fshehur të kontakteve me zyrtaret shqiptarë, mes të cilëve, Kryeministri Edi Rama. 

I vendosur përballe fakteve, se ndryshe nga çfarë pretendonte ai, u vërtetua se  paratë që Neza i dorëzoi, ish shefit të kundër zbulimit të FBI, nuk kishin qenë një borxh por  ishin përdor për të lidhur kontakte me zyrtare shqiptarë, ku përfshihej kryeministri, Rama shmangi përgjigjen dhe braktisi prononcimin për media. 

Disa ditë më parë, prokurorja e çështjes u shpreh në sallën e gjyqit se 225 mijë dollraët nuk ishin një borxh mes miqsh por u morën nga McGonigal për të avancuar interesat e zyrtarëve shqiptarë,  mes tyre kryeministrit rama. 

I gjendur i papërgatitur nga protesta masive e opozitës,  Kryeministri  Rama, u përpoq të mbronte investimin e tij, për përccarjen dhe copëzimin e Partisë Demokratike, megjithese ajo eshtë e bashkuar. 

Një ditë pas vizitës në Turqi, kryeministri  paraljmëroi se do të zbatojë edhe këtë herë,  urdhërin e Presidenit Erdogan, lidhur me pjestarët e organizatës FETO në Shqipëri.  

Deklaratat e kryeministrit u bënë në përfundim të mbledhjes së asamblesë  së partisë socialiste e cila u zhvillua online, ku Rama vendosi të marrë vetë zonën e tij, në organizatat socialiste, ndërsa I paralajmëroi drejtuesit politik të qarqeve të punojnë seriozisht me anëtarësimet, sikur në 15 mars të ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco