‘A do të mbyllen shkollat e Gylen?’/ Rama i gatshëm të zbatojë urdhërat e Erdoganit: Do të vijojnë të mbyllen kudo qofshin

‘A do të mbyllen shkollat e Gylen?’/ Rama i gatshëm të zbatojë urdhërat e Erdoganit: Do të vijojnë të mbyllen kudo qofshin

22:04, 21/02/2024
A+ Aa A-

Rama me sa duket po i dorëzohet më në fund presionit të Erdoganit, duke mbyllur disa prej shkollave te lëvizjes Gylen në Shqipëri.

Lufta “për pastrimin e mbetjeve në Shqipëri” të klerikut Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, ishte pjesë e diskutimeve që u zhvilluan të martën në mbrëmje, 20 shkurt në Ankara ku kryeministri Edi Rama ishte në një takim zyrtar me Presidentin turk Tayyip Erdogan.

Jashtë selisë së PS-së i pyetur nga gazetarët Rama tha se janë mbyllur e do të vijojnë të mbyllet çdo institucion arsimor që nuk respekton ligjet, duke i 'rrëshqitur' temës së pyetjeve.

Kujtojmë se pak muaj më parë Rama mbylli kolegjin ‘Mehmet Akif' duke u justifikuar se vendimi u mor, pasi kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco