'Po vritet atdhedashuria', pastori Pano: Qeveria po përmbush agjendën e shpopullimit. Çiftet shqiptare s’po u mësojnë shqip fëmijëve

'Po vritet atdhedashuria', pastori Pano: Qeveria po përmbush agjendën e shpopullimit. Çiftet shqiptare s’po u mësojnë shqip fëmijëve

22:05, 21/02/2024
A+ Aa A-

Pastori Akil Pano i ftuar në “Open” në News 24, tha se shpopullimi i Shqipërisë është agjendë dhe se qeveria është një instrument.

“Nuk ka emigracion masiv, por shpopullim. Kjo duhet të bëjë dikë ose një kastë, përgjegjës. Në fund të ditës, retorika e të gjithëve që dalin në agorën publike është shterpë. Çdo vit po shpopullohet nga trupi ynë kombëtar një qytet. Dëmi është në gjeneratat që kemi përpara. Janë mbi 1 milion shqiptarë që zemrën e tyre e kanë të shkëputur me zemrën kombëtare. Këtu po vritet atdhedashuria, ëndrra për të qenë shqiptar. Ka mjaft çifte që nuk i mësojnë më shqipen fëmijëve të tyre. Ka jo pak çifte në Francë dhe SHBA që nuk u mësojnë shqipen fëmijëve të tyre.

Ka shumë familje që janë ndjerë të zbuar apo dëbuar nga vendi i tyre. Kanë qenë ose të persekutuar, ose janë përballur me gjoba, ose nuk kanë pasur mungesë alternative. Dëmi që i është shkaktuar trungut shqiptar, është katastrofik. Nëse shihni qytezat, fshatrat janë pothuajse plotësisht të boshatisura. Pyetja është kush i kontrollon numrat? Statistikat? Kjo duhet të bëjë dikë përgjegjës për këtë fluks masiv.

Nëse flasim pastaj për shpopullimin e vendit, ka një agjendë. Unë besoj se ka një plan për shpopullimin e vendit. Në zinxhirin e gjatë të fenomeneve shkak pasojë, ngjarjet kanë ndodhur në mënyrë të papritur, apo të pa organizuar. Unë nuk dua ta fus në suazën e konspiracionit. Nuk është konspiracion ajo që është thënë 10 vite më parë për shpopullimin e Shqipërisë. Qeveria është thjeshtë një instrument që është duke përmbushur një agjendë. Ke një libër të Çubrillovicit”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco