Gështenja: Kjo është opozita!

Gështenja: Kjo është opozita!

09:00, 21/02/2024
A+ Aa A-

"Kjo është opozita! Pas gati dy vitesh përplasje e përçarje mes demokratëve, bashkimi i Grupit Parlamentar ishte hapi i parë pozitiv duke bërë një opozitë funksionale në Parlament. Më pas bashkimi i demokratëve dhe bashkimi i opozitës e duke kulmuar dje me bashkimin e shqiptarëve," gjykon Lefter Gështenja, deputeti i PD i qarkut të Elbasanit, duke parë pjesëmarrësit nga gjithë Shqipëria që u mblodhën për të protestuar para Kryeministrisë.  

"Falë angazhimit të gjithsecilit, - komenton ai në Fb, - dje treguam se bashkë ne mundemi, bashkë ne ia dalim, bashkë me kurajo, me vullnet, me dëshirë dhe me dinjitet ne mund të arrijmë të fitojmë.

Bashkimi i djeshëm i shqiptarëve na jep një leksion se si opozita duhet të punojë e përmirësojë veten, për t'u forcuar, për t'u bashkuar me çdo aktor dhe faktor opozitar dhe për t’u bërë alternativë qeverisëse nesër. Koha nuk pret! Opozita duhet me urgjencë të bëjë gati strategjinë e fitores së zgjedhjeve të ardhshme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco