Dhuna ndaj protestuesve/ Berisha: Kriminelë me uniformë, dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën shtazore

Dhuna ndaj protestuesve/ Berisha: Kriminelë me uniformë, dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën shtazore

00:03, 21/02/2024
A+ Aa A-

Kreu demokrat Sali Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, pamjet e protestuesit të dhunuar nga policët civilë, në protestën e sotme.

Teksa dënon dhunën e ushtruar mbi të riun Andre Malia, Berisha garanton se autori do të marrë ndëshkimin e merituar.

Postimi i plotë:

Kriminelë me uniformë kanë keqtrajtuar pa asnjë shkak të riun protestues gaximtar Andrea Malia.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën shtazore ndaj Andreas duke përshëndetur përzemërsish Andrean për burrërinë e tij, garantojë banditin se do të marrë ndëshkimin e merituar për aktin e tij shtazor. O sot o kurrë! Drejt fitores!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco