Hoxha: Do të jenë qytetarët që do të vendosin dhe do të drejtojnë protestën si në 1991

Hoxha: Do të jenë qytetarët që do të vendosin dhe do të drejtojnë protestën si në 1991

08:52, 20/02/2024
A+ Aa A-

Në emisionin “Drejt”, sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha u shpreh se demokratët kanë 45 ditë që janë në protestë te rruga e “Shpresës”.

Hoxha: Kemi 45 ditë që jemi në protestë te rruga e “Shpresës”. Kemi bërë protesta edhe me Bashën deri në djegie mandatesh. Dita e nesërme është një ditë ku shqiptarët duhet të ngrihen për hallin e tyre, mos të çohen për hallin e Berishës apo opozitës.

6 vitet e fundit janë larguar 1 milionë shqiptarë sepse nuk shohin më shpresë. Sigurisht që është edhe përgjegjësi e opozitës që duhet të ngrejë shpresën. 20 shkurti sikur u rrëzua busti i diktatorit, do të jenë qytetarët që do të vendosin si do vazhdojë dhe do të drejtojnë protestën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco