Protesta e 20 shkurtit, Paloka: Nëse shqiptarët nuk do të reagojnë, ndërmarrim akte më të forta

Protesta e 20 shkurtit, Paloka: Nëse shqiptarët nuk do të reagojnë, ndërmarrim akte më të forta

08:34, 20/02/2024
A+ Aa A-

Protesta e 20 shkurtit do të jetë për Partinë Demokratike edhe një mënyrë për të parë se ku ndodhen me mbështetjen e qytetarëve.

Këtë e pohoi deputeti demokrat Edi Paloka, në “Debat” në a2cnn mbrëmjen e së hënës.

“Nesër do të shohim realisht nëse do të kemi mbështetjen aq sa presim të shqiptarëve, do të kemi një mënyrë reflektimi dhe veprimi. Nuk po them shifra, por duhet që shqiptarët ta tregojnë nesër që ne, shumica e shqiptarëve jemi kundër këtij regjimi. Prania e tregon këtë. Pak a shumë të dimë ku jemi, pas kaq vitesh që opozita ishte e përçarë, pas emigrimit masiv të shqiptarëve,” u shpreh Paloka në studion e “Debat”.

Dhe, nëse reagimi i qytetarëve shqiptarë nuk do të jetë i konsiderueshëm, PD  do të duhet të ndërmarrë, siç u shpreh deputeti Paloka, akte më të forta.

“Ose nëse do të jetë mbështetja e duhur do të gjejmë formën e përshtatshme për ta kanalizuar,” shtoi ai.

Edi Paloka u shpreh po ashtu tejet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, Edi Rama nuk do të dalë fitues.

“Nuk fiton Rama në 2025. Do vinë ata që do të kenë pëlqimin e qytetarëve. Kur te jenë të lirë, të votojnë kë të duan. Rama nuk do të jetë në pushtet pas 2025, këtë e them me siguri.”

Kujtojmë se opozita do të mbajë të martën në orën 17.30 opozita organizon protestën para kryeministrisë me moton “O sot, o kurrë”.

Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi kanë dalë së bashku në bazë pas bashkimit të grupit parlamentar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco