20 Shkurti i vitit 1991, që shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri

20 Shkurti i vitit 1991, që shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri

08:11, 20/02/2024
A+ Aa A-

Sot përkujtohet 33-vjetori i rënies së monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha, më 20 shkurt të vitit 1991

Më 20 shkurt të vitit 1991, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës.

Më 18 shkurt 1991, studentë të Universitetit të Tiranës, që në atë kohë mbante emrin e diktatorit Enver Hoxha, hynë në grevë urie.

Në 20 shkurt të vitit 1991, pas protestave disa javore të studentëve të dhjetorit dhe ditët e fundit me grevë urie, qytetarët e Tiranës u bashkuan në një protestë madhështore, e cila u finalizua me rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Data 20 shkurt e vitit1991 shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri.

Një nga kavot që u përdor për të tërhequr monumentin, gjendet i ekspozuar në Pavijonin e Terrorit Komunist, pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco