Hajdarmata: Nesër është një ditë simbolike, do ngrihemi të gjithë për të rrëzuar këtë neodiktaturë.

18:27, 19/02/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD Mimoza Hajdarmata i është bashkuar tubimit të përditshëm qytetar në mbështetje të kreyr të Partisë Demokratike Sali Berisha, poshtë banesës së tij.

Në fjalën e saj Hajdarma u shpreh se qindra mijëra qytetar do të bashkohen në shesh për të rrëzuar neodiktaturën që ka sjellë Rama.

“Po të vritet frika, askush nuk i del përballë një populli të irrituar, kundër një diktature, apo sot kundër një neodiktature. Erdhi 20 shkurti. Qindra mijëra qytetarë do të bashkohen në shesh, ta vrasim frikën, ti themi stop kësaj qeverie, kësaj neo-narko-diktature që po shpopullon.

Dr. Berishën nuk do e kemi nesër me vete, por e kemi në shpirtin tonë, në zemrat tona. Ai do na udhëheqë atje në shesh edhe njëherë siç na ka udhëhequr në vitin 90’ për të rrëzuar këtë diktaturë të re, për të rrëzuar këta që burgosin politikisht. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco