U mbaron mandati/ Anëtarët e KPK i kërkojnë Ramës t’i sistemojë me punë

U mbaron mandati/ Anëtarët e KPK i kërkojnë Ramës t’i sistemojë me punë

10:03, 19/02/2024
A+ Aa A-

Në dhjetor të këtij viti përfundon mandati i anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Duke marrë shkas nga kjo, anëtarët e KPK-së i kanë dërguar një kërkesë zyrtare Kuvendit, kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, delegacionit të BE-së dhe ambasadës amerikane në Tiranë.

Ata kanë kërkuar që pas përfundimit të mandatit të tyre të kenë mundësinë të bëhen gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Sa u përket këshilltarëve, anëtarët e KPK-së kërkojnë që ata të lejohen në sistemin e drejtësisë.

Konkretisht propozohet që këshilltarët me 5 vite detyrë në KPK, të pranohen në Shkollën e Magjistraturës për profilin gjyqtar dhe prokuror pa konkurrim, ndërsa ata me 4 vite eksperiencë, të emërohen hetues të BKH-së.

“Për vitin 2024, angazhimi ynë është që më herët se sa data 31 dhjetor 2024, të përfundojmë plotësisht vetingun edhe për 10% të subjekteve të mbetur, të cilët janë duke iu nënshtruar këtij procesi. Kjo me qëllim që, vendimet të arsyetohen me shkrim nga trupat gjykuese dhe t’u njoftohen palëve, duke u garantuar subjekteve dhe Komisionarëve Publikë të drejtën e një ankimi efektiv ndaj vendimeve të Komisionet e më pas t’i përcillen për shqyrtim Kolegjit të Posaçëm, të Apelimit, si shkallë e dytë përfundimtare e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por duke qenë se viti 2024 është viti i fundit tonë, shqetësim mbetet mungesa e rregullimit ligjor të statusit të komisionerëve pas mbarimit, çka ka sjellë pasiguri juridike dhe asnjë garanci ligjore personale të anëtarëve të këtyre institucioneve kushtetuese, sikurse Kushtetuta ua njeh gjatë ushtrimit të duke i barazvlerësuar në status me anëtarin e Gjykatës së Lartë”, thuhet në kërkesën e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco