KAFE SHQETO/ Plaka: Rruga që zgjodhi Navalny ishte rruga drejt martirizimit

09:45, 19/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë studiuesi dhe analisti Armand Plaka. Ai ka komentuar situatën në Rusi pas vdekjes së mistershme të liderit të opozitës ruse në burg.

Armand Plaka: Rruga që zgjodhi lideri o opozitës ruse, tashmë i ndjeri Navalny duket se ishte një rrugë drejt martirizimit personal. Fati i tij mendoj se u vulos që në momentin që ai vendosi të kthehej nga rehabilitimi, nga Gjermania në Rusi kur e dinte se çfarë e priste. Pra në aspektin personal.

Në një aspekt më të madh pastaj, në aspektin politik është një indicie e qartë të asaj çka mund të kuptojmë nga zhvillimet më të fundit në politikën e brendshme ruse e cila nuk na ofron shumë zhvillime për shkak të mungesës së frymëmarrjes politike që ja ka pamundësuar regjimi i Putinit çdo kujt, çdo individi, çdo grupimi politiko - shoqëror në Rusi i cili do të guxonte të ngrinte zërin dhe të vinte ne dukje bëmat e regjimit aktual. Ndërkohë që në planin e jashtëm, pra, kemi një hap pozitiv, kemi le të themi, një unifikim të faktorit perëndimor, që nga Norvegjia, SHBA, Franca për të treguar me gisht atë që po ndodh në Rusi, dhe atë që mund të ndodhë nesër nëse Rusia do të ketë sukses në fushatën në Ukrainë dhe nesër pasnesër në ndonjë fushatë tjetër të mundëshme të pritshme...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco