Bardhi thirrje nga Devolli: Fondet e BE për bujqësinë, në xhepat e pushtetarëve, drejtësia të veprojë

Bardhi thirrje nga Devolli: Fondet e BE për bujqësinë, në xhepat e pushtetarëve, drejtësia të veprojë

16:38, 18/02/2024
A+ Aa A-

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Devoll.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se qytetarët janë ata që vuajnë pasojat e keqqeverissjes së kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka shtuar se bujqësia si sektori kryesorë i jetesës së banorëve të kësaj bashkie, nuk ka marrë asnjë mbështetje.

Postimi i plotë:

Me Demokratët e Devollit

Qytetarët janë ata që me shumë se kushdo vuajnë pasojat e keqqeverissjes së Edi Ramës. Bujqësia është sektori kryesorë i jetesës së banorëve të Bashkisë Devoll. Ka zero mbështetje! Zero kujdesje për mundin dhe sakrificën e fermerëve.

Fondet e programeve të mbështetjes nga Bashkimi Europian, që duhet të shkonin për fermerët e Devollit dhe gjithë Shqipërisë, kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve dhe personave të lidhur me to. Nga Devolli i bëra thirrje organeve të drejtësisë që të veprojë pa vonesa dhe të mbajë përgjegjës këdo që ka abuzuar me fondet e bujqësisë.

20 Shkurti është dita e reagimit të çdo fermeri dhe çdo qytetari që dëshiron të jetojë e punojë në Shqipëri. Të bëhemi bashkë të Marten, ora 17:30, përpara Kryeministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco