Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Tjetër skandal zbulohet për inceneratorin/ Zyrtari i AKUM-it punësoi djalin te landfilli i Tiranës

Tjetër skandal zbulohet për inceneratorin/ Zyrtari i AKUM-it punësoi djalin te landfilli i Tiranës

16:12, 18/02/2024
A+ Aa A-

Një tjetër rast skandaloz del në dritë për aferën e inceneratorëve, i ngjashëm me atë të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, i cili ndodhet në qeli.

Arben Kaçorri, me detyrë drejtor i Drejtorisë të Monitorimit dhe Mbikëqyrjes në AKUM, punësoi djalin e tij te landfilli i Tiranës, ku duhet të ndërtohej incenerator, që në fakt nuk ekziston.

Image

Kaçorri ka qenë në këtë detyrë që në kohën kur AKUM (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve), drejtohej nga Alqi Bllako, i cili më pas u zgjodh deputeti i PS-së në Tiranë.

Image

Përveç detyrës si drejtor në AKUM, Arben Kaçorri mbante dhe detyrën si Kryetar i NJZP-së (Njësia e Zbatimit të Projektit) për ndërtimin e inceneratorit të Fierit (që nuk ka përfunduar dhe kërkon ende 3 milionë euro), gjithashtu ai ka qenë anëtar i NJZP-së për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.

Rasti që po denoncojmë sot është i ngjashëm me atë të Alqi Bllakos që punësoi babain me 10 mijë euro në muaj, por sipas këtij “email”-i që CNA ka siguruar, zyrtari që duhet të ishte përgjegjës për monitorimin dhe mbikqyrjen ka punësuar të birin e tij. Ndoshta i duhej djali ta mbikqyrte nga brenda?!

 

Image

Arben Kaçorri ka qenë kryetari i Njësisë së Zbatimit të Projektit për inceneratorin e Fierit. Aferë e hetuar, por mesa duket shumë detaje kanë shpëtuar ose janë shmangur.

 

Image

Kur Kaçorri duhet të drejtonte NJZP-në dhe monitoronte e mbikëqyrte punimet e inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës si anëtar, në vitin 2020, ai ka punësuar djalin e tij Martin Kaçorri te landfilli i Tiranës me pagë 50 mijë lekë në muaj (shumë kjo që jepet si sugjerim).

 

Image

 

Sipas këtij “email”-i të dërguar nga njëri prej drejtuesve të kompanisë koncesionare, por që vendos në dijeni edhe Stela Gugalljën, Klodian Zoton, Denisa Tollkucin, Alda Kodrën, Elton Buallin etj., shkruhet:

"Informacion për punëtorin, muaji maj 2020."

Në “email” vendoset edhe CV-ja e Martin Kaçorrit që është djali i Arben Kaçorrit, njeriut që duhet të monitoronte dhe mbikëqyrte ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe Tiranës.

Në tekst thuhet:

"Përshëndetje,

Më poshtë emri i një personi për regjistrim ditën e nesërme, datë 02.06.2020

Emri: Martin Kaçori

Atësia: Arben

Nr. personal …………..

Adresa: Kombinat

Nr. Cel.: …………

Shënim: Ky punonjës do të regjistrohet në punë si operator i menaxhimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës. Punonjësi do të punojë me turne të caktuara nga përgjegjësi i operatorëve. Paga neto do të jetë 50.000 lekë (sugjerim)"

Alqi Bllako punësoi babain me një rrogë të majme, Arben Kaçorri punëson djalin. Në të dyja rastet raportohet se emërimet kanë qenë thjesht qoka korruptive.

Rasti i Arben Kaçorrit rihap edhe një herë dosjen e inceneratorit të Fierit që qartazi nuk është hetuar deri në fund, dhe për më tepër faktohen lidhjet me landfillin e Tiranës dhe grupin kriminal të inceneratorëve.

CNA do të vazhdojë të sjellë të tjera fakte dhe prova të pakundërshtueshme në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë.

Inceneratori i Fierit është hetuar nga prokurori Dritan Prençi, i cili mesa duket shumë nga faktet dhe provat nuk i ka parë apo vlerësuar, duke shmangur nga hetimi shumë zyrtarë të lartë, pa shkuar më tej te fakti se inceneratorët janë aferë e organizuar nga të njëjtët njerëz, të cilët duhet të akuzoheshin si grup i strukturuar kriminal.

Gjithçka deri tani ka ngelur vetëm te Lefter Koka dhe Alqi Bllako, duke shmangur zyrtarët e tjerë të lartë siç janë kryebashkiakët apo ministrat e tjerë të përfshirë në këtë aferë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco