SYRI TV/ Deputetët e PD vijojnë turin e takimeve, Noka: Më 20 shkurt, të gjithë në shesh

16:13, 18/02/2024
A+ Aa A-

Deputetët e Partisë Demokratike, vijuan turin e bashkimit në një takim me demokratë dhe qytetarë të  Devollit. Sekretari  i Përgjithshëm  I Partisë Demokratike Flamur Noka dhe kreu I grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi,  vijuan takimet në bashkinë e Devollit, duke ftuar  qytetarët ti bashkohen protestës së opozitës më  datë  20  shkurt.  Noka theksoi se ditën e  martë,  të gjithë duhet të protestojnë për të shprehur  revoltën ndaj  qeverisë Rama.

Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi  ndjesë për gabimet e lidershipit të PD, duke shprehur bindjen se e bashkuar  opozita do ti fitojë zgjedhjet e 2025. 

Thirrjen për t’ju bashkuar, opozitës në bulevardin dëshmorët e kombit, pasditen e 20  shkurtit  e përsëriten dhe deputetë demokratë të qarkut të Korçës, të cilët renditën arsyet që kanë qytetarët  sot për të protestuar  kundër qeverisë.

Nga Devolli, sekretari  I përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kreu I grupit parlamentar  të PD, Gazment Bardhi vijuan turin e takimeve në Korçë, ku folën edhe për skenarët e protestës së 20 shkurtit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco