SYRI TV/ Protesta kombëtare e 20 shkurtit,  Leskaj takime në Vlorë: Dalja në protestë është obligim

SYRI TV/ Protesta kombëtare e 20 shkurtit, Leskaj takime në Vlorë: Dalja në protestë është obligim

14:58, 18/02/2024
A+ Aa A-

Edhe në Vlorë demokratët janë gati për proetstën e 20 shkurtit. Deputeti Bujar Leskaj së bashku me kreun lokal të degës, Atird Hoxha, teksa zhvilluan takime me qytetarët, u bën thirrje të marin pjesë në protestë, duke renditur dhjetëra arsye se pse duhet dal në shesh kundër qeverië së Edi Ramës.

Syri tv

Deputeti i Partisë Demokratike Vlorë Bujar Leskaj  së bashku me kryetarin e degës lokale të aprtisë, Atird Hoxha e drejtues të tjerë të degës, zhvilluan takim organizativ me strukturat në lidhje me protestën e datës 20 shkurt.

Kryefjala e takimit me strukturat e Partisë Demokratike Vlorë ishte pjesëmarrja në protestën e datës 20 shkurt, protestë e thirrur nga Partia Demokratike dhe forcat e faktorët  e tjerë opozitar.

Në fjalën e tij deputeti Leskaj thekson detyrimin dhe obligimin që të gjithë anëtarët e simpatizantët e Partisë Demokratike kanë për pjesëmarrjen në këtë protestë në respekt të atyre martirëve të demokracisë përgjatë viteve 1943-1990 e themeluesve të Partisë Demokratike në qendër e Vlorë, përgjatë viteve ‘90-‘91.

Gjithashtu Leskaj theksoi dhjetra arsye përse duhet të protestojmë në datën 20 shkurt, ku në themel të çdo arsye qëndron korrupsioni dhe politikat shpopulluese të sektit Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco