Ç'u bë me 6 miliardë euro? Një arsye më shumë për të protestuar në 20 shkurt!

Ç'u bë me 6 miliardë euro? Një arsye më shumë për të protestuar në 20 shkurt!

14:35, 18/02/2024
A+ Aa A-

Nga Dorjan Teliti/

Dhjetor 2013: Një ndër vendimet e para të qeverisë Rama ishte pikërisht rritja stratosferike e taksave e tatimeve në Shqipëri, përfshirë ketu edhe implementimin e taksimit progresiv apo taksën e qarkullimit.

Fakt: Në 11 vite, kemi paguar në total plot 6 MILIARDE EURO SHTESE vetëm si efekt i rritjes së këtyre taksave e tatimeve nga qeveria e Edi Ramës.

Mirë që i morën këto para, po ku i çuan, për çfare i përdori qeveria? Përmirësuan jetesën dhe shërbimet ndaj shqiptarëve apo i çuan për chartera, lukse, tendera të porositur për miqtë e PPP korruptive?

A është sot Shqipëria një vend normal dhe me mundësi për të gjithë për të punuar e ndërtuar jetën, apo një vend që braktiset çdo ditë nga rinia, ku falimentimi i biznesit është në rend të ditës dhe çmimet bëjnë kërdinë në xhepin e konsumatorit?

Rezultati: Në 11 vite taksa të rritura PO, përmiresim jetese JO, përkundrazi!

Ndaj Protesto ne #20shkurt #osotokurrë #opozitanëaksion #shqipërisëidalimzot

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco