Leskaj dhe demokratët e Vlorës përgatiten për protestën e 20 shkurtit në Tiranë

Leskaj dhe demokratët e Vlorës përgatiten për protestën e 20 shkurtit në Tiranë

14:01, 18/02/2024
A+ Aa A-

Në vazhdën e organizimit të protestës kombëtare të opozitës më 20 shkurt në Tiranë, deputetët e PD kanë nisur kontaktet e ngushta me njerëzit.

Në Vlorë, deputeti Bujar Leskaj sëbashku me kryetarin e PD atje, z. Atird Hoxha, u takuan me strukturat dhe kryefjala e takimit ishte  pjesëmarrja në protestën e 20 shkurtit, e cila është thirrur nga Partia Demokratike dhe faktorët e tjerë opozitarë.

Leskaj theksoi në fjalën e tij detyrimin dhe obligimin që kanë për pjesëmarrje në protestë në respekt të atyre martirëve të demokracisë përgjatë viteve 1943-1990 dhe të themeluesve të PD-së në qendër e Vlorë përgjatë viteve ‘90-‘91.

Ai renditi gjithashtu dhjetëra arsye përse duhet protestuar, ku në themel të çdo arsyeje qëndron korrupsioni dhe politikat shpopulluese të sektit Rama.

Në këtë takim dhanë sugjerimet e tyre lidhur me protestën e datës 20 shkurt edhe drejtues të tjerë, demokratë aktivë të degës së Vlorës, si Bari Zanaj, Neim Mëhilli, Pajtim Lamaj, Niko Dumani, Agron Sharra etj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco