Lajmi i fundit

Plagosën një person me thikë, dy të arrestuar në Durrës

Foto e Blinkenit, që provon gjymtimin dhe kapjen e Reformës në Drejtësi!

Foto e Blinkenit, që provon gjymtimin dhe kapjen e Reformës në Drejtësi!

13:07, 18/02/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Kjo që shihni është foto e Sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në takimin me përfaqesuesit e drejtësisë në Shqipëri.

Në foto janë vetëm Kryetari i SPAK, Gjykatës Kushtetuese,Gjykatës së Lartë dhe Inspektori i Drejtësisë.

Por është paimagjinueshëm fakti që në këtë takim mungon shumica dërrmuese e përfaqsuesve më të rendesishem të sistemit të drejtësisë

Mungon:

[🟥] Aida Veizaj Hajnaj, Drejtore e Byrosë Kombëtare të Hetimit

[🟥] Olsian Çela, Prokurori i Përgjithshëm

[🟥] Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor

[🟥] Alfred Balla, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

[🟥] Sokol Ngresi, Kryetar i Keshillit të Emërimeve në Drejtësi

[🟥] Roland Ilia, Kryetar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit((Vetingut)

[🟥] Sokol Çomo, Kryetar i Kolegjit të Posacëm të Apelimit.( veting)

[🟥] Komisioneri Publik

Në takimin dhe në foto më Blinken janë pra vetëm ata përfaqesues të drejtësisë, që i duhen Ramës për të siguruar pandëshkueshmërine e tij nga akuzat për aferat miliardere që rëndojne mbi të.

Misioni i drejtesisë OPDAT pranë Ambasadës Amerikane e ka ndjekur dhe e ndjek në mënyrë të përditshme Reformen në Drejtesi që nga hartimi, miratimi e deri sot.

OPDAT e di fort mirë se Institucionet e drejtësisë të përjashtuara nga takimi me Blinken janë pikerisht ato që implementojnë realisht reformën në drejtësi dhe jo katershja e fotos me Blinken.

Përjashtimi nga takimi me Blinken i KLGJ-Qeverisë së Gjyqësorit, përfasuesve të Veting që u konsiderua zemra e reformes apo BKH, që u krijua nga vetë SHBA flet shumë.

Kjo foto tregon qartë që Reforma në drejtësi ka degraduar dhe është kapur nga Rama e interesat e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco