'Të mos presë kush në Devoll, Korçë e ndonjë vend të Shqipërisë që Rama e këta t'ju pyesin se ç'halle keni'

'Të mos presë kush në Devoll, Korçë e ndonjë vend të Shqipërisë që Rama e këta t'ju pyesin se ç'halle keni'

12:12, 18/02/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka marrë fjalën sot në aktivin e zgjeruar të PD-së në Devoll, në kuadrin e protestës kombëtare të opozitës më 20 shkurt në Tiranë.

Noka u shpreh: “Ne sot vijmë para jush me disa rezultate konkrete. Ne sot kemi krijuar një front të madh rezistence, të cilit do t’i shtohen çdo ditë faktorë opozitarë, do t’i shtohen qytetarë të lirë, që ëndërrojnë një Shqipëri tjetër dhe jo Shqipërinë e rilindjes, ku ka varfëri, ku ka krim dhe ku shqiptarët marrin arratinë nga sytë – këmbët nga vendi i tyre.

Ne kemi një mision dhe në këtë mision nuk do të ndalemi. Misioni ynë është që në këtë vend të sundojë ligji, të sundojë drejtësia, shteti i së drejtës, demokracia dhe liria dhe ne do t’ia arrijmë së bashku kësaj dite.

Ju jeni këtu përballë këtij regjimi si kurrë ndonjëherë. Ju i keni parë këtë qeveri pra vetëm me syrin e njerëzve që shohin dhunën dhe terrorin, por ju jeni me halle të mëdha këtu në Devoll.

A ka ardhur ndonjëherë Edi Rama apo organizata kriminale e tij, që quhet Qeveri, që të t’ju pyesë çfarë hallesh keni, që t’ju pyesë se çfarë mund t’ju ndihmojë ky pushtet ju?! Jo!

As të mos presë kush as në Devoll, as në Korçë dhe as në një vend të Shqipërisë që këta të vijnë e t’ju pyesin se çfarë hallesh keni,” theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco