Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Martesat LGBT - Mitsotakis, zhvillim në drejtim të gabuar

Martesat LGBT - Mitsotakis, zhvillim në drejtim të gabuar

10:05, 18/02/2024
A+ Aa A-

Reflektim: LGBT- Mitsotakis, zhvillim negativ, sepse ato çfarë nuk janë pjesë e ekzistencës, natyrës dhe historisë njerëzore, nuk mund të bëhen të tilla me ligje e dekrete.

Nga Tritan Shehu

Veprime të kësaj natyre ngelin thjesht zhvillime artificiale, me shtysa larg apo të kundërta me atë që duhet të karakterizojë natyrshëm shoqërinë.

Miratimi i ligjit për martesat homo, transeksuale etj. nga parlamenti i Greqisë, legjitimimi i familjeve të tilla e deri tek e drejta e tyre për të adoptuar fëmijë, është një zhvillim në drejtimin e gabuar.

Ato çojnë në deformime të thella të konceptit historik, thelbësor, mbijetues për familjen e shoqërinë, që është e shenjtë për njerëzimin, të përbërë nga një burrë, një grua e me shpresë – fëmijët, që garanton jo vetëm ekzistencën fizike të shoqërisë, por shumë më tepër.

E domosdoshme është kjo edhe për fëmijët, të drejtat e tyre, të cilët si garanci për jetën, në rritjen, edukimin e zhvillimin kanë nevojë për një nënë e një baba, natyral apo edhe adoptivë këta.

Fëmijët nuk mund të rriten e zhvillohen në të gjithë dimensionet me termat e ftohta që transmetojnë deformim të të drejtave të tyre, Prindi 1 e Prindi 2, përcaktime këto formale e pa asnjë përmbajtje jetësore.

Në veçanti kjo qëndron për shoqëri si e Greqisë, ku 67% e popullsisë është kundër këtyre koncepteve artificiale, pseudo-liberale të së majtës populiste, sepse ajo është një shoqëri me parime të forta tradicionale e fetare, e lidhur ngushtë me familjen, përbërjen biologjike e historike, vlerat e saj, aq më shumë kur bëhet fjalë për të djathtën e qendrën e djathtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco