Lajmi i fundit

Plagosën një person me thikë, dy të arrestuar në Durrës

As Rama, as ambasada, as vetë Blinken nuk publikuan asnjë foto me Veliajn

As Rama, as ambasada, as vetë Blinken nuk publikuan asnjë foto me Veliajn

22:51, 17/02/2024
A+ Aa A-

Ndoshta e rastësishme por është një fakt, ardhja e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, pati një personazh surprizë që e takoi.

Ishte Erion Veliaj ai i cili mbiu nga dheu, i zuri rrugën dhe i dha dorën për të pasur një foto me sekretarin amerikan të shtetit, zotin Blinken.

Ai nxitoi së bashku me makinerinë e tij të propagandës të fliste fort se kishte takuar sekretarin amerikan dhe kishte biseduar me të.

Në fakt, kishte një shtrëngim dore disa sekonda dhe asgjë më shumë sesa kaq, por nga ana tjetër, ajo që bie në sy është publikimi i fotove.

Është vetëm Erion Veliaj që i ka publikuar këto foto.

Mjafton të shikojmë publikimet e ambasadës, nuk ka asnjë foto të sekretarit Blinken me Erion Veliajn, përkundrazi mbështetet drejtësia dhe kërkohet guxim prej tyre.

Shkojmë te kryeministri Edi Rama, shohim fotot, takimet me Blinken, asnjë foto të Erion Veliajt.

Shkojmë te vetë sekretari Blinken, siç e shikoni në rrjetet sociale dhe nuk ka asnjë foto me Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës.

E rastësishme, por është fakt. Ka qenë vetëm Veliaj që i ka publikuar këto foto dhe askush tjetër, kuptohet dhe mediat e propagandës së tij, si Carlo Bollino, Irfan Hysenbelliu, etj. që nuk i bëjnë më përshtypje askujt për servilizmin dhe lëpirjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, kush për të marrë ndonjë llokmë pushteti dhe kush për të marrë ndonjë leje pallati./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco