Paloka: Jam kurioz të di se çfare mendojnë 'opozitaret' e L. B., për vleresimet që Blinken i bëri Ramës

Paloka: Jam kurioz të di se çfare mendojnë 'opozitaret' e L. B., për vleresimet që Blinken i bëri Ramës

20:32, 15/02/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një koment për deklaratat e Antony Blinken, shprehet se është kurioz të dijë se çfarë mendojnë opozitarët e L. B., për elozhet që i bëri Edi Ramës.

 Reagimi i Edi Palokës:

Jam kurioz të di se çfarë mendojnë ata ‘opozitarët’ e L. B., ata ‘euroatlantikët’ për vlerësimet që Sekretari i ka bërë Ramës???

Kur Blinken firmosi ‘non grata’-n e Berishës, i thashë L. B., se ky ishte një akt kundër PD, për të mbështetur Ramën. Në atë moment L. B., ishte dakord me këtë të vërtetë, por në shtator, pasi e kapen për veshi, ndërmori aktin e përjashtimit të Berishës pa pyetur asnjë prej nesh.

Justifikimi i tij, pas reagimit tim se me atë akt po shkatërronte PD, ishte se pas largimit të Berishës, ‘ata’ do godisnin Ramën…!!!

I bëra të qartë që në rastin më të mirë ky ishte naivitet dhe logjike absurde. Goditja e Berishës bëhej pikërisht për të kundërtën, pra për të mbrojtur e fuqizuar Ramën.

Por L. B., vazhdoi edhe për ca vite të tjera të mashtronte ata që e ndiqnin se shumë shpejtë ‘ata’ do largonin Ramën e do i dhuronin pushtetin L. B.!

Prandaj jam kurioz sot të di, jo çfarë mendon L. B., se ai ka qenë i qartë që kur e morën peng, po ata që i shkojnë pas duke përdorur të njëjtat justifikime. Çfarë mendojnë sot për njeriun e Sorosit që firmosi për të shpallur ‘non grata’ Berishën dhe quan ‘udhëheqës e kryeministër të shkelqyer’ Ramën, korruptonjësin e McGonigal?!

Përderisa ata pranojnë si te mirëqena çdo gjë që thotë Blinken, atëherë i bie që si ‘opozitarë të vërtetë’ të pranojnë dhe vlerësimet për Ramën…!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco