Afera Rama-McGonigal/ Analiza e FBI: Njëri prej nesh u dënua për komplot

Afera Rama-McGonigal/ Analiza e FBI: Njëri prej nesh u dënua për komplot

13:20, 15/02/2024
A+ Aa A-

Zyra Federale e Hetimit në SHBA, e njohur si FBI, publikoi analizën për punën e kryer nga kjo agjenci për vitin 2023.

Në këtë analizë spikat fakti se ata i kanë kushtuar edhe një vëmendje dënimit të ish-agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

“Vitin e kaluar, një prej nesh, ish-agjenti special i FBI-së për Nju Jorkun, Charles McGonigal- u deklarua fajtor për komplot në shkelje të Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave dhe për të kryer pastrim parash me një oligark rus.

Gjatë gjithë hetimit, FBI ishte e palëkundur si gjithmonë në ndjekjen e drejtësisë.

Ne i qëndruam proceseve tona, ndoqëm faktet dhe të vërtetën dhe arritëm rezultatin e duhur.

Në fund të fundit, FBI do të bëjë atë që është e drejtë për të sjellë drejtësi për këdo që shkel besimin e publikut,” thuhet në analizën e FBI.

Kujtojmë se vendimi për dosjen shqiptare të McGonigal nuk është dhënë akoma.

Në këtë dosje, e cila është cilësuar edhe më e rëndë se dosja ruse e McGonigal, është i implikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit ka korruptuar agjentin e lartë të FBI për llogari politike.

Vendimi pritet të jepet nesër. Prokuroria ka kërkuar 30 muaj burg për McGonigal dhe një gjobë prej 95 mijë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco