'E ke kthyer partinë si OJF'/ Veliaj vret frikën dhe sfidon Ramën:  1/3 e deputetëve janë të ‘mitë’

'E ke kthyer partinë si OJF'/ Veliaj vret frikën dhe sfidon Ramën: 1/3 e deputetëve janë të ‘mitë’

14:54, 12/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë për News24, ka folur në lidhje me Asamblenë e PS të mbajtur ditën e djeshme.

Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet e drejtpërdrejta ndaj Erion Veliajt, dje, në Asamblenë Kombëtare të PS, ku ndër të tjera e ka akuzuar Veliajn për struktura paralele në parti dhe se e ka kthyer atë në OFJ.

Erion Veliaj duket se ka humbur durimin për t’i marrë partinë Ramës dhe ‘lufta’ mes tyre po merr një përmasë sulmi e kundërpërgjigje. Veliaj tenton herë pas here të heqë atë petkun e servilit e frikacakut ndaj shefit, siç ka bërë në disa raste kur Rama e urdhëronte të dilte në 4 të mëngjesit të lyente vetë shkallët dhe ulte kokën e ngërdheshej, ai tani po tenton t’i tregojë muskujt Ramës.

Edhe pse në mënyrë të moderuar, dhe me frikën në palcë, ditën e sotme Veliaj i ka thënë Ramës se 1/3 e deputetëve në Parlament janë nga qarku i Tiranës, qark që drejtohet nga ai, dhe me këtë duket sikur i thotë Ramës që, të kam në dorë një pjesë të mirë të Grupit Parlamentar.

Rama e sulmoi për humbjen në Bashkinë e Kavajës dhe rezultatin e dobët në Bashkinë e Rrogozhinës, duke qenë se nuk ka kurajo të përballet ballazi me të, Veliaj kishte zgjedhur sot një monolog për t’iu përgjigjur Ramës dhe për t'i treguar se nuk është pa peshë në PS.

 “Si partia më e madhe qeverisëse, kjo është një parti që kalitet. Kemi kaluar në sitë të gjithë organizatat e partisë. Në qarkun e  Tiranës voton 1/3 e popullsisë së vendit, 1/3 e Parlamentit të Shqipërisë do të jenë në qarkun e Tiranës, përgjegjësia jonë është më e madhe. Trendi i Tiranës edhe si peshë politike do të vijë në rritje e sipër.

Siç e parashtrova para asamblesë dje, ka disa pika ku duhet të bëjmë disa korrigjime që të jemi gati për 2025.

Nuk diskutojmë fitoren por cilësinë dhe sasinë e saj”, tha Veliaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco