SYRI TV/ PD konferencë me ekspertë për arsimin, Bylykbashi: në 10 vite, 250 mijë nxënës më pak

14:51, 12/02/2024
A+ Aa A-

Selia blu zhvilloi një konferencë për Arsimin me ekspertë dhe deputetët të cilët sollën fakte e shifra për gjendjen reale të këtij sektori pavarësisht propagandës së qeverisë. Nënkryetari  i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi se në 10 vitet e fundit Shqipëria ka 250  mijë nxënës më pak, dhe cilësia e dobët e arsimit ka kontribuar në shpopullim. Drejtuesja e departamentit të Arsimit, Lili Sula  akuzoi qeverinë se ka braktisur universitetet dhe studentët, ndërsa depuetetja Albana Vokshi hodhi akuza për politizim dhe kontroll absolute të sistemit nga Rama

Syri tv

Partia Demokratike organizoi këtë të  hënë një konferencë për arsimin, nga ku u ngritën shqetësimin dhe problematikat me ët cilat  po haset ky sektor, duke publikuar fakte dhe shifra që rrëzojnë propagandën e qeverisë për arsimin. Nënkryetari i i PD, Oerd Bylykbashi, deklaroi se në 10 vitet e fundit në Shqipëri janë  250 mijë nxënës e studentë më pak, dhe se cilësia e dobët e arsimit ka kontribuar tek shpopullimi i vendit.

Ndërkohë drejtuesja e departamentit  të arsimit në selinë  blu, Lili Sula bëri një skaner të sistemit për vitin 2023, që nisi me protesta nga studentet e mjekësisë, ndërsa akuzoi qeverinë se ka braktisur arsimin dhe studentët.

Deputetja e Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj, u ndal tek degradimi i arsimit dhe politizimin e  këtij sektori, ndërsa theksoi se PD ka si detyrë ta kthejë arsimin në sektorin më prioritar.

Nga ana tjetër Bledar Teferici  kërkoi që arsimi profesional të rikthehet tek Ministria e Arsimit, dhe të jepen bursa për nxënësit. Historiani Ardian Muhaj ngriti shqetësimin për gjendjen e mjeruar dhe sfidat e kërkimit shkencor në Shqipëri. Ndërsa profesor doktor Artur Lazri u ndal tek propaganda për arsimin jopublik.

Sipas eksperteve të arsimit dhe  deputetëve të PD, qeveria ka dështuar me sistemin arsimor, dhe vetëm përmbysja e  regjimit mund ta kthejë atë në në shinat e duhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco