KAFE SHQETO/ Ambrozia Meta: Asambleja e PS u mblodh për të sfumuar akuzat e Ahmetajt

09:54, 12/02/2024
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte gazetarja Ambrozia Meta, e cila ka komentuar takimin e djeshëm të Asamblesë së Partisë Socialiste.

Ambrozia Meta: Nuk mendoj që dje, ose në përgjithësi ne do të ishim fokusuar kaq shumë tek lufta e brendshme, ose tek ajo që ndodh brenda Partisë Socialiste. Unë mendoj që në thelb ajo ishte një asamble vetëm për të zbehur akuzat, ose të gjitha ato që tha Arben Ahmetaj në raport me aferat e qeverisë, ose mënyrën se si kryeministri Edi Rama e drejton jo vetëm Partinë Socialiste, por e drejton edhe vendin.

Në përgjithësi kam përshtypjen se ajo e gjitha ishtë një asamble, pasi fakti që tre ditë pasi dolën deklaratat e Ahmetajt, direkt ata mbledhin asamblenë, bëjnë këto lloj analize, e cila po, ishte parashikuar, por e sjellë në këtë lloj forme…

Pastaj ngrihen prapë tymnaja për luftën mes Ramës dhe Veliajt, dhe dje gjatë gjithë ditës të gjithë portalet kane qenë të fokusuar, ose mediat, tek lufta mes Ramës dhe Veliajt më shumë se sa tek situata ose heshtja në Partinë Socialiste.

Sepse ka pasur një urdhër aty, që në momentin që Arben Ahmetaj ka dalë, që asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste të mos komentojnë deklaratat e tij. Dhe madje edhe dje në mbledhjen ku nuk rodhi asgjë, nuk është folur fare për Arben Ahmetajn dhe kryeministri nuk e ka përmendur fare.

Kështu që në këtë drejtim unë mendoj se të gjitha këto situate që krijohen edhe ato lajme që dalin jashtë dhe interpretohen si të tilla janë në funksion vetëm për të zbehur në fakt atë radiografinë që Ahmetaj i bëri Partisë Socialiste në mënyrën se si funksionin.

Sepse kjo është ashtu siç ai e tregoi. Dmth, që kryeministri Edi Rama i kërcënon, që kryeministri Edi Rama i bullizon, ushtron presion, që i mban gjithë kohën në atë tensionin dhe i fut në një luftë mes vete. Sepse edhe mënyrat se si dje janë bërë raportimet.

Për shembull po marr nje detaj shumë banal për të treguar. Flamur Golemi, që është kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, raporton për organizatën socialiste të Memaliajt. Vjen Albana Koçiu, që sapo ka marrë zonën e Kavajës, shkon e bën një raportim për punën që ka bërë atje Etjen Xhafa dhe njerëzit e Veliajt.

Pra, në thelb, të gjithë ato gjera që doli e tha Arben Ahmetaj janë të vërteta. Ai e pasqyroi se si është në të vërtetë Partia Socialiste dhe mendoj se gjithë asambleja e djeshme ishte një mesazh për të gjithë akuzat e tij, por mbi të gjitha ishte për të injoruar, për të zbehur ato deklarata që ai bëri që lidhen me aferat me shumë se sa në lidhje me Partinë Socialiste. Eko Parkun, faktin që Rama akuzohet që darkon me oligarkët dhe të nesërmen u fal Shqipërinë dhe gjithë akuzat e tjera që lidhen me çështjen e inceneratorëve.

Për mua e rëndësishme ishte që Rama të mbante një qëndrim për Ahmetajn, nuk është e rëndësishme se kush e bën pyetjen, sepse ishin akuza të forta…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco