A po i trembet Rama padurimit të Veliajt për t'i marrë partinë?

A po i trembet Rama padurimit të Veliajt për t'i marrë partinë?

18:13, 11/02/2024
A+ Aa A-

Ditën e sotme Edi Rama mblodhi Asambenë e PS-së ku ka kritikuar vetë, por ka angazhuar edhe ministren e shëndetësisë, Koçiu, për të prezantuar raportin kritik ndaj kryebashkiakut të Tiranës Veliaj.

Albana Koçiu ka qenë e ngarkuara e Ramës me detyrë për të mbikëqyrur punën e Veliajt si drejtues i Qarkut të Tiranës. Në raportin e saj Koçiu ka prezantuar një raport mjaft kritik për drejtuesin e qarkut, me specifikisht në dy bashki, atë të Rogozhinës dhe Kavajës.

Të dyja bashki të humbura nga PS-ja, por që Rrogozhina u grabit me rastin e përsëritjes së zgjedhjeve, ku e gjithë Bashkia Tiranë dhe pushteti qëndror u angazhuan për të grabitur me një rezultat më të lartë se herën e parë, kur mbushën kutitë e burgut.

Gjatë kësaj mbledhje, e cila ka zgjatur për më shumë se 5 orë, objekt kritikash ka qenë edhe ish-ministrja Olta Xhaçka si dhe deputeti Etjen Xhafaj edhe të tjerë.

Socialistët kanë lëshuar një sërë akuzash ndaj tyre duke thënë se Veliaj & Co zhvillojnë takime si OJQ.

Sipas tyre, Veliaj shmang strukturat dhe veprojnë si parti më vetet.

Mbledhja është zhvilluar në masa të rrepta sigurie, Rama ishte kujdesur që t’u bllokonte valët e telefonit asambleistëve për të mos lejuar rrjedhje të informacionit.

Kujtojmë se në datën 16 mars do të ketë një tjetër mbledhje të Asamblesë së PS-së në Durrës.

Është e disata herë që Rama sulmon Erion Veliajn, i njohur ky i fundit si pretendenti i vetëm për ta pasuar atë në PS.

Me sa duket Veliaj ka shfaqur padurimin për t’i marrë partinë Ramës dhe ky i fundit ka orkestruar sulmet e strukturuara ndaj tij, siç edhe i ka hije kësaj partie që nga kohë e Enver Hoxhës.

Teza e pasuesit të Ramës në PS është një tezë reale por, disa e shohin atë si të parivalizueshëm nga Veliaj, ndërsa disa të tjerë mbrojnë tezën se ky i fundit është fuqizur shumë ekonomikisht dhe i ka dalë Ramës jashtë kontrollit.

Cilado qoftë teza më afër së vërtetës, një gjë është e sigurtë, korentet mafioze brenda rilindjes janë shumë afër shpërthimit. Pushteti i gjatë dhe vjedhja e pashembullt ka rritur orekset e pretendimet e brendshme, gjë të cilën do ta ketë shumë të vështirë ta izolojë edhe një autokrat si Rama që ka asfiksuar debatin e brendshëm në PS që nga 2005 e këtej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco