Lajmi i fundit

LIVE-PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rama dhe Basha do zgjidhin konfliktin Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Palestinë

Rama dhe Basha do zgjidhin konfliktin Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Palestinë

20:13, 26/01/2024
A+ Aa A-

Nga Boldnews.al

Kur e gjithë bota është ngërthyer në luftrat e përgjakura Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Palestinë, ka shenja se dy burra nga një vend i vogël mund të sjellin paqen e madhe. Nuk është Biden, as Putin, Jinping, Macron jo e jo, po as kancelari Scholz, janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Që të dy pasi kanë zgjidhur hallet në vend i kthyen sytë nga bota. Të dy, kokë më kokë e veç e veç hartuan drafte strategjiko-politike ndërkombëtare për të sjellë paqen në këtë botë të trazuar. Provat? S’ka pak muaj që Rama në Këshillin e Sigurimit në OKB me batutat e tij plot kripë që edhe Duçja në varr ia ka zili, la gojëhapur ambasadorin rus atje teksa iu kthye: Nese ju ndalni luftën, Presidenti i Ukrainës nuk flet këtu para jush”… Të gjithë donin të qeshnin, po askush nuk qeshi nga ky “lajm i madh”, që këtu te ne mori dhenë.

Rama u kthye si triumfator, teksa dukej që i thonte botës: “lidera si unë i duhen globit”. E më pas Rama nuk u ndal teksa çoi ca “draft-rezoluta” që ulnin tensionet Serbi-Kosovë, duke lënë me admirim dhe xhelozi njëkohësisht edhe BE-në dhe SHBA-në që kanë më shumë se një dekadë që nuk po gjenin çelësin e zgjidhjes. Rama tani po bën ca pushim, mjaft u lodh duke i mësuar botës së luftës paqen e dëshiruar.

Ama Shqipëria “pjell” gjithnjë koka të mëdha… Basha po na del në dritë. Si një strateg i gjeopolitikës Basha sot mahniti BE-në. Propozoi që të konfiskohen rreth 300 miliardë dollarë pasuri të kompanive të oligarkëve rusë, e me këtë vlerë kaq të madhe të rindërtohet Ukraina. Me një modesti të dukshme Basha nisi një videomesazh për të na kujtuar ne këtu se propozimi i tij u prit me entuziazëm të madh.

Njëkohësisht la të nënkuptuar sa sapo të zgjidhë problemin e rindërtimit të Ukrainës nga lufta, do të kthehet këtu, e sapo të zbresë në Rinas do hajë një byrek me dhallë e do ulet këmbëkryq me qytetarët opozitarë për tu marrë me hallet e vogla tonat.

Kaq shumë vite që ne si “popull mosmirënjohës” kritikojmë por edhe shajmë pa fre gjuhe këta dy lidera kaq të mëdhenj që i sollën botës së stresuar nga frika e luftës paqen e madhe. Rama “ndaloi” luftën në Ukrainë dhe Basha po e “rindërton” Ukrainën… Pas pak ditësh në Shqipëri do të mbërrijë Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenski për t’i falenderuar që të dy.

Paqja qoftë mbi dy liderët tanë. Pasi “zgjidhën” konfliktin Rusi-Ukrainë që të dy janë të gatshëm të hapin një agjenci eventesh, si dasma, fejesa dhe synetllëqe, pa harruar edhe konsulencë falas për marrëdhëniet në çift dhe drafte juridiko-politike për SPAK-un. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco