Lajmi i fundit

LIVE-PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Të rikthehet shërbimi i BBC në shqip’/ Ishte mbyllur në vitin 2011 duke besuar se Shqipëria do integrohej në BE

‘Të rikthehet shërbimi i BBC në shqip’/ Ishte mbyllur në vitin 2011 duke besuar se Shqipëria do integrohej në BE

20:08, 26/01/2024
A+ Aa A-

Dhoma e Lordëve në parlamentin britanik i kërkon qeverisë së këtij vendi që të krijojë shërbimin e BBC në shqip.

Në një letër drejtuar ekzekutivit, lordët theksojnë se ky shërbim është i rëndësishëm për situatën në rajon.

Kujtojmë se kjo kërkesë vjen në kohën kur mediat në botën shqiptare, sidomos në Shqipëri, kanë rënë në shumicë dërrmuese në influencën e qeverisë.

Nga ana tjetër, faktorë dhe aktorë të tjerë po përpiqen të hyjnë në rajon duke synuar përhapjen e dezinformatave.

“Duhen siguruar fondet për krijimin e një Shërbimi Shqiptar të BBC-së, ekuivalent me BBC-në në serbisht, që do të ndihmonte për të luftuar përhapjen e dezinformacionit në rajon,” thuhet në kërkesë.

Rikujtojmë se shërbimi shqip i BBC-së e ka bërë transmetimin e tij të fundit në shkurt të 2011-s.

Ai ishte një nga pesë shërbimet gjuhësore që u mbyllen pas shkurtimeve të shpallura nga Shërbimi Botëror i BBC.

Shërbimi shqiptar funksionoi fillimisht në vitet 1940-1967, më pas rifilloi transmetimet në vitin 1993 kur Shqipëria doli nga komunizmi.

Rreth 750 mijë njerëz dëgjuan në të gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë.

Ai ishte një burim kryesor informacioni për njerëzit në rajon gjatë konfliktit të Kosovës në vitin 1999.

Arsyeja kryesore për mbylljen ishin shkurtimet më të mëdha buxhetore, por drejtuesit e BBC pati përmendur gjithashtu zhvillimin e mediave lokale dhe anëtarësimin e mundshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Më shumë se një dekadë më pas, gjërat duket se kanë ecur mbrapa...

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE ka ngecur që kur në krye të qeverisë erdhi Edi Rama në vitin 2013.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco