Berisha: S’pranojmë kurrë një njeri që betejën për shkatërrimin e opozitës, e bën me korrupsion ndërkombëtar

Berisha: S’pranojmë kurrë një njeri që betejën për shkatërrimin e opozitës, e bën me korrupsion ndërkombëtar

19:13, 26/01/2024
A+ Aa A-

‘Largimi i Edi Ramës është një detyrim madhor, kombëtar dhe ndërkombëtar’, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë protestës së mbështetësve të kryedemokratit poshtë banesës së tij.

Sipas Berishës, ‘ne s’pranojmë kurrë një njeri i cili kryen krimin e shëmtuar, betejën për shkatërrimin e opozitës me korrupsion ndërkombëtar’, duke iu referuar aferës korruptive të Edi Ramës me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.

Berisha: Demokrate e demokratë!

Largimi i Edi Ramës është një detyrim madhor, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Është një detyrim madhor tu dëshmojmë botës se ne nuk pranojmë kurrë një kryeministër që paguan dhe korrupton njeriun më të rëndësishëm të zbulimit të vendit të madh të lirisë, për të luftuar opozitën në Shqipëri.

Se ne nuk pranojmë kurrë një njeri i cili kryen krimin e shëmtuar, betejën për shkatërrimin e opozitës me korrupsion ndërkombëtar.

Se ne nuk pranojmë kurrë një kryeministër i cili qëndron si avokat i shpifur i interesave serbe, ruse në rajon.

Mos harroni miq se Edi Rama kalonte nga samiti në samit, duke mbrojtur shkeljen e embargos nga Beogradi dhe mos respektimin e embargos të vendosur ndaj Rusisë.

Kalonte nga samiti në samit sikur të ishte përfaqësues i Kremlinit, kërkonte që Serbisë të mos i kërkohej respektimi i embargos.

Pranonte turistët rusë, ata që vrisnin luftëtarët e lirisë, burrat, gratë e fëmijët në Ukrainë, të vinin të bronzoheshin në plazhet tona.

Mbështeste Ballkanin e Hapur, Ballkanin e Lavrovit dhe të Vuçiçit, Ballkanin anti Bruksel dhe anti Berlin, anti Europian.

Miqtë e mi!

Beteja që zhvillojmë sot është pra një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Para se ta mbyll dua të përshëndes nga zemra, demorkatët e mbarë Shqipërisë në tërësi dhe të Patosit në veçanti që kanë përfaqësuesit e tyre sot këtu për të kremtuar me protestë përvjetorin e themelimit të PD-së dega Patos.

Të dashur miq!

Ky është një vendim i mençur, i duhur që ata kanë marrë.

Me këtë vendim ata dëshmojnë se dega e PD-së së Patosit dhe të gjitha degët në vend po marrin kthesën, kthesën e madhe, kthesën drejt betejës pa kthim, mosbindjes civile, drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë fitorja,

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco