‘Damani, skllav i tij’/ Berisha: Rama një kriminel në kërkim! Shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë turpin në Tiranë

‘Damani, skllav i tij’/ Berisha: Rama një kriminel në kërkim! Shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë turpin në Tiranë

19:07, 26/01/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën si një kriminel në kërkim.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të grihen dhe të mos e mbajnë më turpin në Tiranë dhe të mos presin që ta dënojë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani pasi ai është skllavi i tij.

Berisha: Çdo ditë e më lart ngrihet emri juaj.

Çdo ditë e më shumë shndrit beteja juaj, për kauzën që mbron, për vizionin që ofron.

Çdo ditë e më shumë kjo betejë ofron shqiptarët me fitoren.

Miqtë e mi!

Çfarë kemi përpara ne sot?

Ne sot kemi përpara kryeministrin më të turpëruar të planetit.

Kemi përpara një kriminel ndërkombëtar, që për karrigen e tij, interesa të tij personale, i korrupton vendit udhëheqës të NATO-s, i korrupton vendit të madh të lirisë, kryezbuluesin, kryembrojtësin e vet në luftën kundër korrupsionit.

I korrupton atë dhe e paguan për të luftuar Sali Berishën, për të luftuar ju, për të luftuar opozitën, dhe ky përbën një krim madhor ndërkombëtar.

Edi Rama është një kriminel në kërkim, prandaj shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë turpin në Tiranë, se nuk ka komb të qytetëruar që do të pranonte një horr të tillë për kryeministër.

Edi Rama i ka kohërat e numëruara, por ftoj shqiptarët ti presin biletën dhe do të shihni ju se si do të bjerë bashkë me të llumi që e mban në këmbë atë.

Shqiptarë, qytetare dhe qytetarë, për dinjitetin tuaj, për dinjitetin e vendit tuaj, të ngriheni në këmbë dhe të kërkoni drejtësi kundër Edi Ramës, të kërkoni drejtësi ndaj këtij kryekorruptori.

Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Damani.

Damani është një skllav i tij i mjerë, është një qenie e korruptuar në çdo qelizë prej tij.

Damani bën gjithçka, të prishë çdo provë, të mashtrojë me çdo akt vetëm e vetëm për të mbrojtur Ramën, sepse mbron veten e tij, është skllav i tij, është mercenar i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco