Berisha: Bota mësoi se Rama, i zhytur në afera të tmerrshme është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar

Berisha: Bota mësoi se Rama, i zhytur në afera të tmerrshme është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar

19:01, 26/01/2024
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Sali Berisha, u shpreh se falë protestës së demokratëve në ‘Rrugën e Shpresës’, bota mësoi se Edi Rama është i zhytur në afera të tmerrshme korruptive dhe është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar.

Sipas Berishës, sot në këtë betejë opozita është krejt tjetër dhe se bota mësoi se Edi Rama i tmerruar nga vendosmëria e opozitës për të rikthyer zgjedhjet e lira, mësoi se ka nisur reformën me pengBashën, me turpin e politikës shqiptare në 32 vite.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Një kauzë e drejtë nuk mposhtet kurrë, ajo mund të njohë ndonjëherë vështirësi, por ajo është e pamposhtur, për aq sa është e vërteta e pamposhtur.

Dy muaj më parë, grupi i deputetëve të PD nisi një betejë në parlament. 43 deputetë një betejë pa kthim, një betejë për mbrojtjen e të drejtave tuaj kushtetuese, për mbrojtjen e pluralizmit parlamentar.

Kjo betejë nisi në mënyrën më të pazakontë, me mjetet e mosbindjes civile të papara gjer atëherë në parlamentin shqiptar.

Grumbuj karrigesh, tymues, zhurmues, që të gjitha me një qëllim të vetëm për ti thënë parlamentit monist se mbi ne nuk kalon dot kurrë.

Kurse ju shihnit lakejtë e qeverisë në studiot televizive që shfaqeshin të turpëruar me këto akte të opozitës dhe jo me monizmin e shëmtuar të Edi Ramës.

Ju në studiot televizive dëgjonit çakejtë dhe lakejtë e qeverisë të cilët përpiqeshin të diabolizonin, të vinin në bankën e akuzës betejën pa kthim, epike të deputetëve të opozitës.

Deputetët e opozitës në sallën e parlamentit nuk donin të krijonin grumbullin e karrigeve, as dhe të përdornin tymues e zhurmues, por ato ishin thirrja e fuqishme, ishin klithëm e mosbindjes civile të tyre për të mbrojtur parimet e shenjta të kushtetuese të pluralizmit, për të ju mbrojtur ju dhe dinjitetin tuaj, të drejtat tuaja.

Ku jemi sot?

Sot në këtë betejë opozita është krejt tjetër.

Sot mbarë bota mësoi se Edi Rama i zhytur në afera të tmerrshme korruptive është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar.

Gjithë bota mësoi se Edi Rama i tmerruar nga vendosmëria e opozitës për të rikthyer zgjedhjet e lira, mësoi se ka nisur reformën me pengBashën, me turpin e politikës shqiptare në 32 vite.

Por miqtë e mi!

Dy ditë më parë institucioni më i specializuar në botë për zgjedhjet e lira ODIHR lëshoi një thirrje, dëgjoi zërin e deputetëve të opozitës, i tha Edi Ramës se loja me turp opozitën, se loja me peng opozitën nuk kapërdihet.

Se modeli i reformës zgjedhore bipartizan kur PD-ja qeveriste ishte modeli më i mirë, ishte shembull për mbarë rajonin.

U ndala në këto momente për të theksuar se një kauzë e drejtë nuk mposhtet kurrë.

Kauza juaj e drejtë nuk mposhtet kurrë dhe ju garantoj ju se, shqiptarët mendjen, zemrën, veshin e kanë te ju.

Sytë i kanë te ju.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco