Raporti i OBSH ‘fundosi’ shëndetësinë në Shqipëri/ Rama lajthit: Do sjellim robotë për të bërë operacionet

Raporti i OBSH ‘fundosi’ shëndetësinë në Shqipëri/ Rama lajthit: Do sjellim robotë për të bërë operacionet

11:41, 26/01/2024
A+ Aa A-

Para pak ditësh, një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë fundosi shëndetësinë në Shqipëri.

OBSH publikoi së fundmi të dhënat e përditësuara mbi shpenzimet e shëndetit në nivel global, ku Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e lartë të shpenzimeve që qytetarët mbulojnë nga xhepi i tyre.

Sipas të dhënave të fundit nga viti 2021, një shqiptar shpenzon mesatarisht në vit 460 USD për shëndetësinë, të cilat i mbulon vetë nga financat e tij.

Ndërkohë sipas të dhënave të publikuara nga ‘Agjencia Europiane e Statistikave’ për shpenzimet e kujdesit shëndetësor për vitin 2021, Shqipëria renditet e fundit mes vendeve  të Europës pasi vetëm 3.1% e PBB-së në vendin tonë kanalizohet për këtë kategori. Ndërkohë, mesatarja e BE-së për shpenzimet e kujdesit shëndetësor fiksohet në 8.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por pavarësisht kësaj, Edi Rama u shfaq sot në një aktivitet ku vlerësoi shëndetësinë shqiptare, të cila gjendet në gjendje të mjeruar.

Rama tha se në Shqipërinë e 2030, operacionet në spitale do mund të bëhen edhe me robotë.

“Do vazhdojmë ta pajisim me aparaturat më të fundit. Po punojmë me ministren për të sjellë robotë për operacionet që është një tjetër shkallë. Besoj shumë që kemi arsyet të ndihemi të inkurajuar dhe optimist, dhe pa diskutim që tani më shumë sesa dje, kur e thoshim që shumë gjëra duheshin bërë për ta besuar, kemi shumë realitet për ta besuar plotësisht se Shqipëria e 2030 do jetë një vend me shërbim shëndetësor që do u krijojë shqiptarëve kushtet psikologjike të plotë për të mos shkuar jashtë, përveç rasteve kur ka nevojë për operacione të super specializuara”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco