VIDEO/ Pamjet e trishta nga protesta: Blegtorët e jugut derdhin qumështin në rrugë

11:06, 26/01/2024
A+ Aa A-

Situata e vështirë që po kalojnë blegtorët e vendit, dhe kryesisht ata të jugut të Shqipërisë, ka bërë që të ata të ngrihen në protestë dhe të bllokojnë totalisht rrugën e Kardhiqit.

Blegtorët kanë bërë thirrje që në rast se nuk merren masat e nevojshme, protesta do të përshkallëzohet derisa sa të protestojnë në Tiranë përpara kryeministrisë.

Blegtorët kundërshtojnë uljen e çmimit të qumështit dhe në shenjë proteste kanë derdhur qindra litra qumësht në rrugë.

"Këta duan të na zhdukin, është e qëllimshme kjo situatë me bujqësinë. në rast se nuk merren hapat, ne do të shkojmë në Tiranë dhe kryeministri ashtu siç e bën bota. Misri që kemi mbjellë është me 20 lekë, përse të vijëi misri i serbit këtu dhe misri jonë të mbetet pa shitur?", tha një blegtor.

Një blegtor tjetër tha se janë në prag falimentimi dhe të rinjtë, që janë baza kryesore e kësaj pune, do të ikin në emigrim.

"Nëse nuk zbatohen pikat kryesore që ne kërkojmë, do të kalojmë në faliment dhe të gjithë të rinjtë, që janë baza e kësaj pune, do të marrin rrugën e emigracionit dhe do të kapitullojë gjithçka. Duhet të merren në konsideratë pikat kryesore që të mos falimentojmë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco