Studentët e mjekësisë deklaratë publike pas vendimit të GJK: Beteja nuk përfundon, nëse e kërkon nevoja do të mbushim sheshet

09:45, 26/01/2024
A+ Aa A-

Një ditë pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për studentët e mjekësisë, këta të fundit kanë dalë sot në një deklaratë.

“Ne jemi dakord me vendimin. Gjykata Kushtetuese tregoi se studentët e mjekësisë kishin të drejtë në kërkesat e tyre.. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma.

Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet”, deklaroi njëra prej studentëve, në emër të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco