Tentuan t’i vidhnin paratë nga xhepi të moshuarit, arrestohen 2 persona në Berat

Tentuan t’i vidhnin paratë nga xhepi të moshuarit, arrestohen 2 persona në Berat

09:36, 26/01/2024
A+ Aa A-

Dy persona në Berat janë arrestuar në flagrancë pasi tentuan t’i vidhnin paratë nga xhepi, një shtetasi të moshuar.

Të 2 të arrestuarit, të dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë

Gjatë patrullimeve 24/7, për të parandaluar paligjshmëritë dhe për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë konstatuar se 2 shtetas po tentonin t’i vidhnin një shumë parash, nga xhepi, një shtetasi të moshuar.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme janë vënë në pranga autorët e rastit, shtetasit K. Y., 41 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy banues në Berat.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco