E gjuajtën me vezë? Vangjel Dule: Pas autorëve është Rama

E gjuajtën me vezë? Vangjel Dule: Pas autorëve është Rama

22:55, 24/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Vangjel Dule është qëlluar sot me vezë teksa po shkonte në GJKKO, ku do të zhvillohej procesi ndaj Fredi Belerit.

Në emisionin "Breaking" me Dafina Hysa, në Top News, Dule ka akuzuar direkt kryeministrin Rama për nxitje të veprimeve të tilla.

Gazetarja Hysa: Kush ju qëlloi me vezë, i njihnit dy personat?

Vangjel Dule: Ishte një situatë e papëlqyeshme, e papritur, e paprovokuar. As i kisha parë ndonjëherë këta persona dhe as emrat s"më thonin gjë, kur mësova për emrat e tyre.

Gazetarja Hysa: Mësuat më pas, çfarë përfaqësojnë?

Vangjel Dule: Nuk e di. U pyeta nga organet e rendit, që dua ti falenderoj për reagimin e tyre të menjëhershëm. Nuk bëra kallëzim, edhe pse kjo protestë nuk ka asgjë të përbashkët me një protestë të civilizuar.

Kur pashë pamjet më pas, ato mesazhe që u përcollën kishin një domethënie më të komplikuar, nxitëse të një fryme urrejtjeje dhe një ton kërcënimi, që nuk më drejtohej mua personalisht. U drejtohej atyre si personave dhe bindjeve, që unë përfaqësoj. E konsideroj të mbyllur, por të mos harrojmë nxitësit e aktit.

Gazetarja Hysa: Për kë dyshoni?

Vangjel Dule: Sjellje të tilla, i frymëzon kryeministri Rama.

Lidhur me gjyqin ndaj Fredi Belerit, Dulë përsëriti se procesi është politik, duke akuzuar sërish dhe në këtë pikë kryeministrin Edi Rama.

Dule tha se rezultati i zgjedhjeve në Himarë është i pakontestuar dhe nuk është provuar asnjëherë se votën e kujt bleu kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ndërsa akuzoi kryeministrin se kontrollon drejtësinë e re.

Dule përmendi faktin se janë 36 raste që po hetohen për korrupsion zgjedhor, por të të gjithë të akuzuarit janë të lirë, ndërsa Beleri në qeli.

Ai tha se edhe po sheh “gjëra të pabesueshme”, do e presë vendimin me korrektesë e durim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco