'Shqiptarë paguajnë 60% nga xhepi për shëndetësinë'/ Alimehmeti: Fenomen shifrat e larta

'Shqiptarë paguajnë 60% nga xhepi për shëndetësinë'/ Alimehmeti: Fenomen shifrat e larta

21:59, 24/01/2024
A+ Aa A-

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për raportin e OBSH-së, ku thuhet se qytetarët shqiptarë paguajnë 60% nga xhepi për shëndetësinë.

I ftuar në emisionin Open, Alimehmeti u shpreh se në Shqipëri është fenomen të paguash shifra të larfta për Shëndetësinë.

Ai ngriti shqetësimin se shifrat e nxjerra nga OBSH nuk do të ulen kurrë.

 “Kam besim të plotë te OBSH, nuk është ndërtuar kot aty nga OKB. Një gjë të ngjashme kanë raportuar edhe më herët. OBSH është OBSH. Le të pyesim qytetarët vetë, ata e dinë shumë më mirë xhepin e tyre. Në Shqipëri është fenomen të paguash shifra të larta për shëndetësinë. Ka disa fusha ku ka përparim, patjetër.

Shëndetësia nuk gjeneron para, për të paguhen para. Ne kemi 2.8% të PBB që e çojmë për shëndetësinë, niveli më i ulët në Europë, nga krahu tjetër shpenzimet më të larta në Europë për të. Nëse nuk shkojmë minimumi te 7% e PBB-së që të investohet dhe të mos ketë abuzime me to, asnjëherë nuk do të ulen shifrat që ka nxjerrë OBSH”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco